Lidhje

Egjipt: Rifillon gjyqi ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak


Egjipt: Rifillon gjyqi ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak

Egjipt: Rifillon gjyqi ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak

Ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak doli në gjyq për herë të parë në tre muaj nën akuzat që lidhen me vdekjet e qindra protestuesve anti-qeveritar në fillim të vitit.

Zoti Mubarak mbërriti në gjykatën e Kajros sot me një ambulancë, ashtu siç ka vepruar edhe në seancat e mëparshme. Ai u çua në sallën e gjyqit përmes një shtati portativ. Mjekët thonë se ish udhëheqësi 83 vjeçar vuan nga zemra.

Krytari i trupit gjykues dëgjoi deklaratat e avokatëve nga të dyja palët para se të deklaronte shtyrjen e çështjes deri në datën 2 janar.

Associated Press thotë se avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatësit ta shtrijë çështjen për të përfshirë incidente të tjera të dhunës dhe vdekjet e protestuesve që kanë ndodhur që nga dorëheqja e zotit Mubarak në muajin shkurt.

Disa dhjetra mbështetës dhe opozitar të zotit Mubarak u mblodhën jashtë gjykatës ndërsa vazhdonte procesi.

Mubarak akuzohet për bashkëpunim në vdekjen e më shumë se 800 protestuesve të vrarë gjatë shtypjes së kryengritjes së e rrëzoi atë nga pushteti në shkurt.

Gjithashtu nën akuza për korrupsion po gjykohen ish ministri i brendshëm, dy nga djemtë e Mubarakut dhe 6 oficerë të sigurimit.

XS
SM
MD
LG