Lidhje

Egjipt: shtyhet gjykimi i ish-ministrit të brendshëm Habib el-Adly

  • Zëri Amerikës

Egjipt: shtyhet gjykimi i ish-ministrit të brendshëm Habib el-Adly

Egjipt: shtyhet gjykimi i ish-ministrit të brendshëm Habib el-Adly

Një gjykatë egjiptiane shtyu gjykimin e ish-ministrit të brendshëm Habib el-Adly në mënyrë që ai të përkojë me fillimin e gjykimit të udhëheqësit të përmbysur egjiptian Hosni Mubarak.
Ish ministri i brendshëm dhe zoti Mubarak përballen me akuza për vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit që përmbysi presidentin në muajin shkurt të këtij viti.

Gjykata ka vendosur që gjykimi i tyre të fillojë më 3 gusht. Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar tashmë zotin El-Adly me 12 vjet burg nën akuzat për korrupsion.

Ish ministri i brendshëm kritikohet nga protestuesit të cilët e mbajnë atë përgjegjës për përdorimin e plumbave të vërtet nga ana e policisë kundër demonstruesve gjatë kryengritjes së këtij viti.

Ndërkohë që zoti el-Adly largohej nga gjykata sot me një konvoj të policisë, protestuesit goditën me gurë automjetet që e shoqëronin atë.

Demonstruesit i kanë bërë thirrje Këshillit ushtarak të Egjiptit që të largojë nga qeveria të gjithë zyrtarët që kanë shërbyer nën regjimin e ish-presidentin Mubarak dhe t’i ndjekin ata penalisht në lidhje me dhunën dhe korrupsionin.

XS
SM
MD
LG