Lidhje

Egjipti do të rishikojë marrëdhëniet me Sirinë


Egjipti thotë se do të rishikojë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, që u tensionuan gjatë qeverisjes së Presidentit Mohamed Morsi, që u përmbys këtë muaj.

Ministri i ri i Jashtëm egjiptian Nabil Fahmy tha sot se qeveria kalimtare nuk ka ndonjë synim të ndërmarrë një luftë të shenjtë kundër Sirisë, por se Egjipti mbështet ndryshimet atje. Ai theksoi se ndërsa marrëdhënia do të rishikohet, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht lidhje më të ngushta.

Muajin e kaluar, Egjipti mbylli ambasadën e vet në Damask dhe dëboi misionin sirian në Kairo, duke përmendur si argument gjakderdhjen gjatë më shumë se dy vjetëve të luftës civile.
XS
SM
MD
LG