Lidhje

Egjipt: Të paktën 3 protestues të vrarë nga përleshjet mes forcave të rendit dhe demonstruesve


Egjipt: Të paktën 3 protestues të vrarë nga përleshjet mes forcave të rendit dhe demonstruesve
Egjipt: Të paktën 3 protestues të vrarë nga përleshjet mes forcave të rendit dhe demonstruesve

Qindra mijëra njerëz u mblodhën dje në sheshin Tahrir në një nga grumbullimet më të mëdha në dy javët e protestave që kërkojnë dhënien fund të pushtetit 30 vjeçar të zotit Mubarak. Mijëra vetë ishin edhe sot në shesh, pasi kaluan natën në çadra.

Aktivistë të tjerë protestuan për të dytën ditë jashtë parlamentit të Egjiptit, disa blloqe larg sheshit Tahrir. Disa kishin fjetur jashtë gjatë natës, me shpresën për të bllokuar qasjen në ndërtesë. Ata kërkuan dëroheqjen e deputetëve të zgjedhur vitin e kaluar në një votim që ata thonë se ishte i manipuluar në favor të partisë në pushtet.

Media egjiptiane citoi zëvendëspresidentin Omar Sulejman të ketë thënë se kriza që nxiti protestat 16 ditore kundër Mubarakut në sheshin Tahrir duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban ki Moon tha se qeveria egjiptiane duhet të dëgjojë popullin. Ai thotë:

“Udhëheqësit duhet të dëgjojnë më me vëmendje aspiratat e pupullit dhe duhet të ketë një tranzicion sa më të shpejtë. E ardhmja e vendit dhe procesi i tranzicionit duhet të vendoset nga populli”.

Zoti Mubarak u është përgjigjur protestave, duke deklaruar se nuk do të kërkojë një mandat të gjashtë në zgjedhjet e shtatorit dhe ka ofruar lëshime të tjera politike, por protestuesit i kanë kundërshtuar ato si të sipërfaqshme.

XS
SM
MD
LG