Lidhje

Dita e tretë e protestave në Egjipt


Dita e tretë e protestave në Egjipt

Dita e tretë e protestave në Egjipt

Protestuesit egjiptianë dhe forcat e sigurisë u përleshën sot për të tretën ditë me radhë. Dhjetë vetë janë vrarë dhe qindra janë plagosur që kur filloi dhuna të premten.

Ushtarët kanë ndjekur dhe rrahur demonstruesit që godisnin me gurë që përpiqeshin të mblidheshin në sheshin Tahrir të Kajros. Disa protestues kanë ngritur barrikada për t’u vetëmbrojtur.

Demonstruesit kërkojnë që ushtria në pushtet të japë menjëherë dorëheqjen.

Dhuna pason raundin e dytë të votimeve në zgjedhjet parlamentare, votimet e para të vendit që kur presidenti Hosni Mubarak iku nga pushteti në shkurt.

XS
SM
MD
LG