Lidhje

Qeveria e Egjiptit refuzon të tërhiqet


Qeveria e përkohshme e Egjiptit po refuzuar të tërhiqet megjithë dënimin e marrë nga komuniteti ndërkombëtar për shtypjen e përgjakshme të protestave që sollën vdekjen e më shumë se 500 personave.

Në të njëjtën kohë qeveria e përkohshme premtoi të konfrontojë terrorizmin dhe sabotazhin që thotë se po kryet nga përkrahësit e presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi. Deklaratat e fundit vijnë ndërsa protestuesit dolën në rrugë në Aleksandri dhe Kajro, duke nisur demonstrata të reja për të krëkuar kthimin e zotit Morsi të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ministria e Brendshme autorizoi sot forcat e sigurisë të përdorin municion dhe forcë vdekjeprurëse për të mbrojtur veten dhe institucionet qeveritare. Në të njëjtën kohë qeveria e përkohshme premtoi të konfrontojë terrorizmin dhe sabotazhin që thotë se po kryet nga përkrahësit e presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi.

Deklaratat e fundit vijnë ndërsa protestuesit dolën në rrugë në Aleksandri dhe Kajro, duke nisur demonstrata të reja për të krëkuar kthimin e zotit Morsi të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Dje, Egjipti përjetoi një ditë të pazakontë dhune, e cila filloi pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj dy kampeve të protestuesve në kryeqytet.

Kampi i vogël i protestës, pranë Universitetit të Kajros në Giza, u pastrua nga protestuesit relativisht shpejt, por u deshën 12 orë që policia të merrte nën kontroll kampin kryesor që ndodhej pranë xhamisë Rabaah el-Adevije në Nasr City dhe që shërbente si epiqendra e fushatës pro presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi.

Familjarë të pikëlluar u grumbulluan sot në një xhami në lindje të Kajros, sheshi i së cilës ishte mbuluar nga dhjetra trupa pa jetë të mbështetësve të Morsit.

"Ministria e Shëndetësisë nuk pranon të dërgojë njerëz për të identifikuar trupat. Mjekët në spitalin e improvizuar kanë bërë raportet e identifikimit, por raportet e tyre jozyrtare nuk pranohen nga autoritetet dhe të drejtat e këtyre njerëzve do të shkojnë kot," thotë Amr Fawzi, mbështetës i Vëllazërisë Myslimane.

Autoritetet kishin ditë që kishin paralajmëruar se do të ndërhynin për të prishur kampet ku mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane protestonin kundër ushtrisë dhe përmbysjes prej saj të presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi.

Mohamed Ibrahim, Ministër i brendshëm i qeverisë së përkohshme të mbështetur nga ushtria, mori në mbrojtje veprimet e forcave të sigurisë, duke thënë se ata ushtruan forcë minimale kundër kampeve duke përdorur vetëm gaz lotsjellës. Ai fajësoi Vëllazërinë për krijimin e asaj që ai e quajti një gjendje kaosi në të gjithë vendin duke qëlluar mbi policinë, duke sulmuar ndërtesat qeveritare dhe djegur kishat.

Megjithatë dëshmitarë okularë thanë se forcat e sigurisë përdorën municion luftarak kundër protestuesve.

Pas dhunës së djeshme, udhëheqësi pro-reformave, Mohamed ElBaradei dha dorëheqjen si zëvendës president i përkohshëm. Ai tha se nuk donte të vihej para përgjegjësisë qoftë edhe për një pikë të vetme gjaku.

Autoriteti hekurudhor i Egjiptit ka pezulluar shërbimin e trenave që lidhin Kajron me qytetet e tjera për të mos lejuar rigrupimin e aktivistëve.
XS
SM
MD
LG