Lidhje

Egjipt: Udhëheqësit ushtarakë dakord të formojnë një qeveri të re

  • Zëri Amerikës

Egjipt: Udhëheqësit ushtarakë dakord të formojnë një qeveri të re

Egjipt: Udhëheqësit ushtarakë dakord të formojnë një qeveri të re

Sundimtarët ushtarakë të Egjiptit ranë dakord të formojnë një qeveri të re dhe premtuan t’ia transferojnë pushtetin një autoriteti civil deri në muajin korrik.

Kreu i Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura Muhamed Tantawi e bëri të njohur këtë vendim sot, pas bisedimeve mbi krizën me grupe të ndryshme politike. Ai tha se e kishte pranuar dorëheqjen e kabinetit civil të kryeministrit Esam Sharaf.

Zoti Tentawi tha se kabineti aktual do të mbetet në fuqi deri në formimin e qeverisë së re. Megjithatë, ai shtoi se sundimtarët ushtarakë ishin të përgatitur për të organizuar një referendum për transferimin e menjëhershëm të pushtetit, në se është e nevojshme.

vetë protestuan kundër njoftimit të zotit Tantawi, një pjesë e tyre kërkuan dorëheqjen e tij. Demonstruesit kanë kërkuar këto ditë që drejtimi i vendit nga autoritetet ushtarake, të kalojë tek udhëheqësit civilë.

Sipas burimeve spitalore, në protestat 4 ditëshe kanë vdekur 29 vetë. Demostratat anti-qeveritare cilësohen si më masivet në Egjipt që nga ato që rrëzuan nga pushteti në muajin shkurt ish-presidentin Hosni Mubarak.

XS
SM
MD
LG