Lidhje

Egjipt, ushtria shpërndan parlamentin, pezullon kushtetutën

  • Zëri Amerikës

Egjipt, ushtria shpërndan parlamentin, pezullon kushtetutën

Egjipt, ushtria shpërndan parlamentin, pezullon kushtetutën

Në Egjipt, ushtria shpërndau parlamentin dhe pezulloi kushtetutën, duke përmbushur dy kërkesa kryesore të demonstruesve.

Udhëheqja ushtarake bëri sot një deklaratë ku thoshte se do ta qeverisë vendin deri në zgjedhjet e shtatorit.

Ndërkohë, Kryeministri i Egjiptit Ahmed Shafik thotë se përparësia e kabinetit të tij me mbështetjen e ushtrisë është kthimi i sigurisë dhe i një jete normale në vend, pas 18 ditë protestash që detyruan largimin nga pushteti autoritar presidentin Hosni Mubarak.

Zoti Shafik tha se objektivi afatgjatë i qeverisë së tij është rritja e standarteve të arsimit. Ai tha se ende ka disa vende bosh në kabinetin e tij dhe premtoi se ministrat e rinj do të jenë njerëz të pëlqyeshëm nga publiku.

XS
SM
MD
LG