Lidhje

Egjipt: Vazhdojnë protestat kundër regjimit ushtarak

  • Zëri Amerikës

Egjipt: Vazhdojnë protestat kundër regjimit ushtarak

Egjipt: Vazhdojnë protestat kundër regjimit ushtarak

Protestuesit që kërkojnë formimin e një qeverie kalimtare civile u mbodhën në qendër të Kajros sot, ndërsa sundimtarët ushtarak paralajmëruan për pasoja shumë të rrezikshme në se trazirat e tanishme politike nuk përfundojnë së shpejti.

Marshalli Husein Tantavi tha gjithashtu se këshilli i regjimit ushtarak nuk do të lejojë ngatërrestarët të përzien me zgjedhjet parlamentare të caktuara për nesër.

Ai tha se vendi është në një udhëkryq dhe mund të zgjedh ose zgjedhje të suksesshme ose të përballet me pengesa të rrezikshme që forcat e armatosura nuk do të lejojnë.

Paralajmërimi vjen ndërsa mijëra demonstrues mbushën sheshin Tahrir për një ditë tjetër protestash duke kërkuar largimin e menjëhershëm të sundimit ushtarak dhe zëvendësimin e tij me një qeveri kombëtare të shpëtimit që do ta drejtojë vendin derisa të zgjidhet presidenti.

XS
SM
MD
LG