Lidhje

Egjipt: Mubarak emëron nënpresidentin dhe kryeministrin e ri të vendit

  • Zëri Amerikës

Egjipt: Mubarak emëron nënpresidentin dhe kryeministrin e ri të vendit

Egjipt: Mubarak emëron nënpresidentin dhe kryeministrin e ri të vendit

Sot në Egjipt u zhvilluan për të pestën ditë demonstrata, ku morën pjesë mijëra protestues, të cilët i rezistuan gjendjes së ndalim-qarkullimit të shpallur nga qeveria, duke vazhduar të qëndrojnë jashtë edhe në mbrëmje, me kërkesën për dorëheqjen e Presidentit Hosni Mubarak. Sot qeveria shpalli gjendjen e ndalin qarkullimit që nga ora 4 pasdite, dy orë më parë se dje, por turmat vazhduan të qëndrojnë jashtë në sheshin e Kairos.

Në orët e mbrëmjes Presidenti Muabarak emëroi nënpresident shefin e zbulimit, Omar Sulejman, hera e parë që një president e bën një gjë tillë. Ai po ashtu emëroi kryeministër Ministrin e Aviacionit, Ahmed Sharif dhe i kërkoi atij të formojë qeverinë e re. Sot ishte dita e pestë që demonstruesit kërkuan t’i jepet fund sundimit 30-vjeçar të presidentin Hosni Mubarak. Mijëra protestues ju bashkuan demonstratave në Kairo, Aleksandri dhe Suez.

Dëshmitarët njoftuan për të shtëna me armë në periferi të Kairos dhe pati njoftime për plaçkitje të dyqaneve. Organizata të mediave thonë se sot u vranë të paktën 3 protestues, kur policia hapi zjarr ndaj demonstruesve, pranë Ministrisë së Brendshme.

Televizioni Al Xhazira shfaqi pamje të demonstruesve, duke mbajtur mbi supe trupin pa jetë të një protestuesi. Sipas njoftimeve të paktën 45 vetë janë vrarë dhe më tepër se 1 mijë të tjerë janë plagosur gjatë 5 ditë protestash të dhunshme.

Ndërkohë, dje qindra egjiptianë protestuan para Shtepisë së Bardhë në Uashington për të shprehur mbeshtetje për protestat në Egjipt kundër qeverisë së Presidentit Mubarak.

Edhe në Nju Jork, egjiptianët reaguan ndaj situatës në vendin e tyre. Njëri prej tyre tha se ai kurrë nuk e kishte imagjinuar që njerëzit do të ngriheshin kundër zotit Mubarak. Në Washington, Presidenti Barak Obama i bëri thirrje dje autoriteteve në Egjipt të mos përdorin dhunën kundër protestuesve.

“U bëj thirrje autoriteteve egjiptiane të përmbahen dhe të mos përdorin dhunën kundër protestuesve paqësorë”, tha presidenti Obama.

XS
SM
MD
LG