Lidhje

Vëllazëria Myslimane kundërshton vendimet e udhëheqësve ushtarakë në Egjipt


Vëllazëria Myslimane e Egjiptit premtoi të kundërshtojë lëvizjet e fundit të ushtrisë për të konsoliduar pushtetin, ndërkohë që gjeneralët në pushtet kërkuan të zbusnin frikën se ata ishin duke ekzekutuar një tentativë për grusht shteti.

Vëllazëria Islamike bëri thirrje për protesta në mbarë vendin kundër deklaratës së ushtrisë, e cila i jep asaj dhe gjykatave të drejtën për të thënë fjalën e fundit mbi shumë politika të brendshme dhe të jashtme si dhe mbi procesin e hartimit të kushtetutës. Lëvizja Rinore 6 Prilli, dhe disa sindikata tregtare bënë gjithashtu thirrje për demonstrata masive për të kundërshtuar kapjen e fundit të pushtetit nga ana e ushtrisë. Kjo erdhi pas shpalljes së fitores nga ana e partisë së kandidatit Morsi në zgjedhjet e para të lira presidenciale të vendit.

Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, i cili udhëheq vendin, u zotua dje të mbante premtimin e tij për të dorëzuar pushtetin tek presidenti i ri i Egjiptit brenda fundit të muajit. Njoftimi pasoi shpalljen e një kushtetutë të re të përkohshme nga ana e Këshillit, e cila pakëson kompetencat e presidentit të ardhshëm.

Në Uashington, si Departamenti i Shtetit ashtu dhe Pentagoni - i cili mbikëqyr lidhjet e ngushta ushtarake mes dy vendeve - shprehën shqetësim mbi zhvillimet e fundit në Egjipt.


Konsolidimi gjithëpërfshirës i pushtetit nga ana e Këshillit të Lartë të Forcave të Armatosura të Egjiptit pothuajse zbehu pretendimin për fitore të kandidatit Morsi. Ndërkohë që në vend pritet një fitore e rivalit të tij, edhe ish-kryeministri Ahmed Shafiq, u shpreh se ai është në krye, dy lëvizje këto që befasuan shumë egjiptianë.

Pas mbylljes së votimeve të dielën, Këshilli Ushtarak lëshoi një deklaratë kushtetuese duke i dhënë vetes pushtet legjislativ, kontrollin e ekonomisë dhe të drejtën për të zgjedhur hartuesit e kushtetutës së ardhshme. Njoftimi pasoi zbatimin formal të urdhërit të gjykatës, nga ana e Këshillit të Lartë, për shpërbërjen e parlamentit të udhëhequr nga islamikët, një ditë më parë.

Dje, ndërkohë që konsolidohej lajmi mbi kryesimin e zgjedhjeve prej zotit Morsi, ushtria njoftoi se do të marrë pjesë në udhëheqjen e vendit.

Gjen. Mamdouh Shaheen tha se Këshilli Ushtarak kishte zëvendësuar parlamentin dhe se do të diskutonte projektligjet me presidentin e ri. Ai e përshkroi procesin si një ekuilibër mes Këshillit të Lartë dhe kreut të shtetit.

Partia për Liri dhe Drejtësi e zotit Morsi u shfaq e gatshme për të kundërshtuar përsëri fuqitë e sapo marra nga ushtria, të cilat erdhën vetëm dy javë para momentit në të cilin Këshilli kishte premtuar se do të dorëzonte pushtetin në duart e civilëve.

Disa anëtarë të parlamentit, i dominuar nga partia e zotit Morsi, kanë refuzuar të njohin vendimin për shpërbërjen e tij.

Dje, në një konferencë shtypi, zoti Morsi bëri thirrje për qetësi.

Ai tha se është duke kërkuar stabilitet dhe dashamirësi në një shtet të qytetëruar, demokratik kombëtar dhe modern.

Por, Vëllazëria Myslimane bëri sot thirrje për protesta në mbarë vendin kundër deklaratës së ushtrisë, e cila i jep asaj dhe gjykatave të drejtën për të thënë fjalën e fundit mbi shumë politika të brendshme dhe të jashtme si dhe mbi procesin e hartimit të kushtetutës. Lëvizja Rinore 6 Prilli, dhe disa sindikata tregtare bënë gjithashtu thirrje për demonstrata masive për të kundërshtuar kapjen e fundit të pushtetit nga ana e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG