Lidhje

50 të vrarë nga trazirat në Egjipt


Zyrtarët egjiptianë thonë se luftimet mes policisë dhe përkrahësve islamistë të ish-Presidentit Mohamed Morsi kanë vrarë 50 vetë dhe kanë plagosur mbi 200 të tjerë.

Aktet kryesore të dhunës u regjistruan dje në Kajro. Luftimet në rrugë shpërthyen mes islamistëve dhe përkrahësve të ushtrisë që kishin dalë për të festuar ditën kombëtare që shënon 40 vjetorin e luftës arabo-izraelite.

Të dyja palët qëlluan njëra-tjetrën me gurë, shishe benzine dhe lastiqe. Policia përdori gazin lotësjellës për të shpërndarë përkrahësit e Mohamed Morsit.

Trazirat e djeshme duket se tërhoqën turmat më të mëdha që kur autoritetet shtypën protestat pro-Morsit në gusht, duke vrarë qindra vetë.

Qeveria e përkohëshme e Egjiptit shpresonte ta shfrytëzonte marshimin e djeshëm për të nxjerrë në pah mbështetjen popullore për udhëheqësin ushtarak Gjeneralin Abdel Fatah el-Sissi. Por Vëllazëria Myslimane pro-Morsit organizoi marshimet e saj nën parullën “Kundërshtojmë grushtin e shtetit”.
XS
SM
MD
LG