Lidhje

Egjipt: Vritet një adoleshent, plagosen të paktën 18 persona të tjerë

  • Zëri Amerikës

Një adoleshent u vra dhe të paktën 18 persona të tjerë u plagosën në qytetin verior Port Said të Egjiptit në përleshjet që shpërthyen mes forcave të sigurisë dhe mijëra tifozëve të zemëruar të futbollit.

Protestat masive filluan dje vonë pasi Shoqata Egjiptiane e Futbollit tha se klubi i futbollit Al-Masry do të ndalohej për dy sezone dhe stadiumi i Port Saidit do të mbyllej për tre vjet në përgjigje të një proteste vdekjeprurëse futbolli muajin e kaluar. Përleshjet vazhduan deri sot dhe zyrtarët e sigurisë goditën në ajër për të shpërndarë mijëra njerëz që bllokuan rrugët dhe protestuan jashtë ndërtesës së administratës së Kanalit të Suezit.

Adoleshenti njoftohet se u godit në shpinë megjithëse detaje të tjera për incidentin nuk janë bërë të njohura.

Protestuesit po denoncojnë gjithashtu ndaj asaj që ata e quajnë fushatë shpifjesh të medias kundër klubit të futbollit.

XS
SM
MD
LG