Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Egjipt


Sot u hapën qendrat e votimit në gjysmën e provincave të Egjiptit, ndërkohë që qeveria vazhdon përpjekjet për demokratizim pas rrëzimit nga posti i presidentit të Mohamed Morsit.

Faza e parë e votimeve zhvillohet sot dhe nesër në 14 provinca, ndërsa pjesa tjetër do të mbahet në fillim të muajit dhjetor.

Egjipti nuk ka zhvilluar zgjedhje parlamentare që në qershor të vitit 2012, pas shpërndarjes me vendim gjykate të parlamentit të atëhershëm të mbizotëruar prej Vëllazërisë Myslimane, e cila tashmë është ndaluar me ligj dhe është emërtuar organizatë terroriste.

Analistët mendojnë se parlamenti i ri që do të zgjidhet, do të mbështesë Presidentin Abdel Fattah el-Sissi në përpjekjet e tij kundër Vëllazërisë Myslimane.

XS
SM
MD
LG