Lidhje

Gjykata e Egjiptit për parlamentin


Gjykata e Lartë në Egjipt mori vendimin se dhoma e lartë e parlamentit të vendit, e dominuar nga islamistët është zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, gjykata tha se dhoma nuk do të shpërbëhet deri sa të zgjidhet një parlament i ri.

Gjykata Kushtetuese Supreme tha gjithashtu se paneli që hartoi kushtetutën e re të Egjiptit nuk është zgjedhur në mënyrën e duhur.

Vendimi u morr sot. Nuk është caktuar ndonjë date për zgjedhjet e reja, por presidenti Mohamed Morsi ka thënë më pare se ato mund të zhvillohen në tetor.
XS
SM
MD
LG