Lidhje

Kajro, sulmohet një qendër komunikimi


Militantë të dyshuar në Egjipt kanë vrarë nëntë anëtarë të personelit të sigurisë dhe kanë sulmuar satelitët kryesor të sistemit të komunikimit në vend.

Sulmet shënojnë një përshkallëzim të objektivave nga militantët e dyshuar, dhe ato ndodhin një ditë pas përleshjeve të ashpra ndërmjet islamikëve dhe policisë ku u vranë dhjetra njerëz.

Në një sulm dje, njerëz të armatosur dhe të maskuar hapën zjarr mbi një patrullë të ushtrisë në një pikë kontrolli pranë qytetit Ismailia, duke vrarë gjashtë ushtarë. Incidenti ndodhi pak kohë pasi një makinë bombë goditi një shtab të sigurisë në Gadishullin jugor të Sinait, duke vrarë tre policë dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.

Zyrtarët thonë se sulmi ndaj sistemit satelitor në periferi të Kajros ka dëmtuar një nga antenat satelitore, por nuk pati ndikim në sistemin e komunikimit.
XS
SM
MD
LG