Lidhje

Zjarr në Institutin e Egjiptit, digjen disa dokumente me vlerë të rrallë


Zjarr në Institutin e Egjiptit, digjen disa dokumente me vlerë të rrallë

Zjarr në Institutin e Egjiptit, digjen disa dokumente me vlerë të rrallë

Ndërsa në Egjipt kanë vazhduar trazirat, në Institutin e Egjiptit në shehsin Tahrir të Kairos, ka rënë zjarr, që thuhet se ka dëmtuar mijëra manuskripte të rralla me vlera të veçanta historike.

Instituti, i ngritur me urdhër të Napoleon Banapartit, i cili ishte komandanti i ekspeditës franceze në Egjipt në vitet 1798-1801, mori zjarr gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave ushtarake egjiptiane gjatë fund javës.

Një ekip vullnetarësh kanë hyrë për të shpëtuar dokumentet dhe rreth 192 mijë librat që ndodheshin në bibliotekë. Mes dokumenteve të djegura është edhe një manuskript i rrallë 200 vjeçar.

XS
SM
MD
LG