Lidhje

Kryeministri al-Ganzuri: Egjipti do të zbatojë ligjin për 19 amerikanët e akuzuar, që mbahen në vend


Kryeministri al-Ganzuri: Egjipti do të zbatojë ligjin për 19 amerikanët e akuzuar, që mbahen në vend
Kryeministri al-Ganzuri: Egjipti do të zbatojë ligjin për 19 amerikanët e akuzuar, që mbahen në vend

Kryeministri egjiptian i emëruar nga ushtria thotë se Kajro nuk do ta ndërpresë hetimin ndaj grupeve pro-demokracisë me financimin e huaj, megjithë ato që ai i cilësoi kërcënime për të ndërprerë ndihmat nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Kamal al-Ganzuri tha sot se Egjipti “do të zbatojë ligjin” dhe “nuk do të tërhiqet për shkak të ndihmave dhe arsyeve të tjera”.

Washingtoni thotë se ushtria amerikane do t’i ndërpresë ndihmat ushtarake me vlerën e 1,3 miliardë dollarëve, për Egjiptin, në se Kajro nuk e heq masën ndalimit të udhëtimit të të paktën 19 shtetasve amerikanë të akuzuar për financime në mënyrë të paligjshme.

Tre senatorë amerikanë paralajmëruan dje për një “çarje të madhe” në marrëdhëniet me Egjiptin, në se rasti i 19 amerikanëve të akuzuar për dërgimin e fondeve në mënyrë të paligjshme nuk zgjidhet së shpejti.

Senatorët republikanë Xhon Mekein dhe Kelli Ajot, dhe ai i pavarur Xho Liberman, thonë se mbështetja e Kongresit për Egjiptin, përfshirë ndihmën financiare, po rrezikohen nga këto akuza. 3 senatorët thanë se zyrtarët egjiptianë, të cilët i kundërshtojnë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara synojnë t’i acarojnë tensionet mes të dy vendeve dhe të ndezin opinionin publik të Egjiptit.

Egjipti drejtohet nga një qeveri ushtarake që nga largimi nga pushteti i Presidentit Hosni Mubarak nga kryengritja popullore e vitit të kaluar. Vendi po përgatitet për zgjedhjet presidenciale, që synojnë ta zëvendësojnë qeverinë ushtarake me një qeveri civile, të zgjedhur në mënyrë demokratike.

XS
SM
MD
LG