Lidhje

Egjipti emëron ministra të rinj të jashtëm dhe të brendshëm


WikiLeaks founder Julian Assange pauses as he speaks to the media outside Ellingham Hall in Norfolk, England December 17. A British judge granted bail of 200,000 pounds ($317,400) on Tuesday for his release.
WikiLeaks founder Julian Assange pauses as he speaks to the media outside Ellingham Hall in Norfolk, England December 17. A British judge granted bail of 200,000 pounds ($317,400) on Tuesday for his release.

Egjipti ka emëruar ministra të rinj të punëve të jashtme dhe punëve të brendshme pas kërkesave nga reformatorët për një spastrim të zyrtarëve të kabinetit të emëruar nga presidenti i dorëhequr Hosni Mubarak. Agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt tha se ish gjykatësi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Nabil Elaraby ka pranuar postin e ministrit të jashtëm të Egjiptit.

Ai do të zëvendësojë Ahmed Abous Gheit-in, i cili ishte ministër i jashtëm që nga viti 2004 dhe ka qëndruar në këtë post edhe pas dorëheqjes së presidentit Hosni Mubarak.

Ministri i ri i punëve të brendshme është Mansour el-Isawi. Ai drejton ministrinë që mbulon policinë, por që ka emër të keq për shumë egjiptianë për shkak të reputacionit që ka për ushtrimin e dhunës. Në deklaratën e pranimit të detyrës, ministri i ri tha se ai do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të kthyer besimin mes qytetarëve dhe policisë.

Ndryshimet në qeveri janë hapi i parë i këshillit ushtarak të Egjiptit në përgjigje të kërkesave populllore, ndërkohë që përgatit vendin për mbajtjen e zgjedhjeve brenda këtij viti. Të enjten e kaluar, këshilli ushtarak emëroi ish ministrin e transportit, Essam Sharaf, në postin e kryeministrit duke e zëvendësuar Ahmet Shafiq, i cili ishte emëruar nga zoti Mubarak javën e tij të fundit në pushtet. Zoti Sharaf, inxhinier me profesion, gëzon mbështetjen e grupeve të protestuesve të rinj pro-demokracisë.

XS
SM
MD
LG