Lidhje

Egjipti gati të heqë pjesërisht gjendjen e jashtëzakonshme


Egjipti gati të heqë pjesërisht gjendjen e jashtëzakonshme
Egjipti gati të heqë pjesërisht gjendjen e jashtëzakonshme

Kryetari i Këshillit ushtarak në Egjipt Mohamed Hussein Tantawi tha se duke filluar që nesër do të heqë pjesërisht gjendjen e jashtëzakonshme që ka qënë në vend për një periudhë 30-vjeçare. Egjipti ka qenë nën presion për heqjen e kësaj mase nga grupet e të drejtave të njeriut dhe shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Në një fjalim televiziv kombëtar të mbajtur sot, kryeushtaraku Tantawi tha se ai vendosi të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, përveç në rastet e kur është ka veprime dhunshme. Ai nuk dha më shumë hollësi.

Ky ligj ka qenë në fuqi që nga viti 1981 kur islamistët vranë presidentin Anwar Sadat. Ligji u zgjeruar në mënyrë të përsëritur gjatë sundimit gati 30 vjeçar të pasardhësit të tij, Hosni Mubarak, dhe mbeti në fuqi edhe pasi Këshilli ushtarak i udhëhequr nga Tantawi mori pushtetin nga z. Mubarak gjatë një kryengritje popullore në shkurt të vitit të kaluar.

Ligji i cili nuk mbështetet nga publiku lejon autoritetet egjiptiane të ndalojnë tubimet publike, të ndalojnë njerëzit dhe ti mbajnë ata për një kohë të pacaktuar pa azkuzë dhe lejon gjykimin e civilëve në gjykatat ushtarake. Gurpet e të drejtave të njeriut thonë se gjykatat ushtarake nuk i përmbushin standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

XS
SM
MD
LG