Lidhje

Egjipti mbron vendimin për bastisjen e organizatave që marrin fonde nga jashtë


Egjipti mbron vendimin për bastisjen e organizatave që marrin fonde nga jashtë

Egjipti mbron vendimin për bastisjen e organizatave që marrin fonde nga jashtë

Dy ministra egjiptianë kanë mbrojtur bastisjet e javës së kaluar në zyrat e 10 organizatave për të drejtat e njeriut dhe pro-demokracisë, duke hedhur poshtë denoncimet nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe Gjermania.
Ministri për Planifikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Faiza Aboul Naga dhe Ministri i Drejtësisë Adel Abdel-Hamid Abdullah thanë të dielën se hetimet e këtyre organizatave nga prokurorët janë të justifikueshme sepse ato duket se kanë thyer ligjin e Egjiptit mbi fondet politike.
Faiza Aboul Naga përsëriti ankesat nga gjyqësori dhe këshilli ushtarak në pushtet në lidhje me grupet të cilat marrin fonde të huaja për të nxitur paqëndrueshmërinë dhe “për të ndikuar opinionin publik në mënyra jo paqësore.”
I zemëruar nga bastisjet, Uashingtoni u bëri thirrje autoriteteve egjiptiane të ndalojnë “ngacmimin” e grupeve përfshirë Institutin Kombëtar Demokratik dhe Institutin Republikan Ndërkombëtar që financohen nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Edhe organizata Freedom House me seli në Uashington u godit nga bastisjet.

XS
SM
MD
LG