Lidhje

Egjipti pengon shtetas amerikanë të kthehen në Shtetet e Bashkuara


Egjipti pengon shtetas amerikanë të kthehen në Shtetet e Bashkuara
Egjipti pengon shtetas amerikanë të kthehen në Shtetet e Bashkuara

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se zyrtarët amerikanë janë aktivisht të angazhuar që Egjipti të mos pengojë disa shtetas amerikanë të largoen nga vendi.

Pesë amerikanë, përfshirë edhe Sam LaHood, i biri i sekretarit të Transportit Ray LaHood, nuk janë lejuar nga autoritetet egjiptiane të marrin aeroplanin për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, tha dje se amerikanët bëjnë pjesë në organizatat ndërkombëtare dhe jo qeveritare që po punojnë për të mbështetur zgjedhjet në Egjipt. Votimi ka për qëllim zëvendësimin e qeverisë kalimtare ushtarake me një qeveri civile.

Nuland tha se gjykatësit i kanë marrë në pyetje amerikanët, ndërkohë që autoritetet po hetojnë organizatat jo qeveritare, duke i akuzuar ato se kanë mbështetur trazirat.

Ajo tha se zgjedhjet demokratike janë diçka e re për burokratët e Egjiptit dhe për sistemin gjyqsor të vendit, madje zyrtarët po i përshtaten ngadalë këtij realiteti të ri. Ajo tha se OJQ-të mbështesin procesin dhe jo ndonjë kandidat në veçanti.

Zëdhënësja Nuland tha se zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje qeverisë së Egjiptit të heqë menjëherë kufizimet e udhëtimit dhe t’i lejojë amerikanët të kthehen në Shtetet e Bashkuara sa më parë.

XS
SM
MD
LG