Lidhje

Egjipti përgatitet të festojë muajin e Ramazanit

  • Al Pesin
  • Zëri Amerikës

A man spreads incense smoke over the goods to ward off the evil eye, in the marketplace in Cairo, July 2011

A man spreads incense smoke over the goods to ward off the evil eye, in the marketplace in Cairo, July 2011

Këtë vit muaji i shenjtë i Ramazanit fillon javën e ardhshme dhe për egjiptianët ky do të jetë i pari që nga revolucioni i janarit të këtij viti dhe rrëzimi nga pushteti i presidentit të atëhershëm Hosni Mubarak.

Në një rrugë që të çon drejt një xhamie, shitësit kanë krijuar një treg për shitjen e artikujve, përfshirë shumë llampa tradicionale egjiptiane të Ramazanit. Ka shumë lodra për fëmijë, dhe artikuj të tjerë. Një burrë tymos mallrat për të larguar syrin e keq.Është një kohë me shumë aktivitete për familjet të cilat nxitojnë të përgatiten për fundin e agjërimit, që përfshinë sasi të mëdha ushqimi e veçanërisht ëmbëlsira.

Por disa njerëz gjejnë kohë për të biseduar rreth rëndësisë së festimit të Ramazanit tani që Hosni Mubarak nuk është president. Dina thotë:

“Mendoj se njerëzit kanë filluar ta duan më shumë njëri tjetrin dhe të bashkëpunojnë më shumë me njëri tjetrin. Ka patur disa ndryshime që nga heqja e Mubarakut dhe tani ata të korruptuarit kanë ikur. Por ende presim të ndodh diçka më e mirë për vendin tonë”.

Zoti Walid është edhe më pesimist.

“Ka shumë tension dhe nervozitet në rrugë këto ditë. Tani është koha që njerëzit të ndryshojnë”.

Mahmudi, një shitës tjetër, thotë se muaji i shenjtë është gjithmonë i njejtë.

“Ramazani është një muaj i bekuar. Është i njejtë çdo vit. Nuk ka asnjë ndryshim me largimin e Mubarakut”.

Por nuk mendon kështu partia e re politike, Vëllazëria Myslimane, e cila ishte e ndaluar nën regjimin e Mubarakut. Anëtari i lartë i kësaj partie dhe nënkryetari i saj Esam El-Erian ka kaluar 8 vite në burg nën regjimin e zotit Mubarak.

“Festimi i Ramazanit pas rënies së Mubarakut ka shumë rëndësi sepse xhamitë janë të lira të organizojnë të gjitha aktivitetet, së pasqyrojnë unitetin jo vetëm myslimanëve, por edhe myslimanëve dhe të krishterëve, solidaritetin mes të pasurëve dhe të varfërve, lirinë e shprehjes për të gjithë studiuesit që t’i flasin popullit rreth fakteve të vërteta rreth Islamit”.

Ndërkohë që shumë egjiptian nuk e kanë mendjen te politika kur ata bëjnë pazarin e festës, ka të ngjarë që ata të vërejnë ndryshime të vogla.

Çmimet e disa artikujve janë ngritur shumë, pra megjithëse egjiptianët që kanë kundërshtuar regjimin e vjetër kanë edhe një arsye tjetër për të festuar këtë vit, festat do t’u kushtojnë më shumë nga ana financiare.

XS
SM
MD
LG