Lidhje

Egjipti shpejton përgatitjet për zgjedhjet presidenciale


Egjipti shpejton përgatitjet për zgjedhjet presidenciale
Egjipti shpejton përgatitjet për zgjedhjet presidenciale

Udhëheqësit ushtarakë në Egjipt kanë shpejtuar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale, pas protestave në të cilat po bëhet thirrje për një kalim më të shpejtë nga pushteti ushtarak në atë civil.

Agjensia shtetërore e lajmeve Mena, tha dje se emërimet e kandidatëve për president do të fillojnë të pranohen më 10 mars, pra një muaj para afatit të planifikuar. Pushteti ushtarak në Egjipt ka premtuar se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në qershor, por ndryshimi i afatit në procesin e emërimit të kandidatëve mund të krijojë mundësinë që ato të mbahen më herët.

Këto do të jenë zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt pas kryengritjes popullore që rrëzoi presidentin Hosni Mubarak.

XS
SM
MD
LG