Lidhje

Egjipti zgjedh si kryeministër ish ministrin e transportit Esam Sharaf

  • Zëri Amerikës

Ex prime minister of Egypt.

Ex prime minister of Egypt.

Udhëheqësit ushtarak në Egjipt thanë se kanë zgjedhur ish ministrin e transportit Esam Sharaf si kryeministër të ri të vendit pas dorëheqjes së atij të zgjedhur nga ish presidenti Hosni Mubarak.

Në një deklaratë të ushtrisë të publikuar sot thuhet se drejtuesit i kanë kërkuar zotit Sharaf të formojë një qeveri tranzicioni që do të drejtojë përkohësisht vendin.

Dorëheqja e Ahmed Shafik nga posti ishte një kërkesë kryesore e protestuesve të angazhuar në kryengritjen 18 ditore që çoi në dorëheqjen e zotit Mubarak. Protestuesit vahzuan të bëjnë thirrje për heqjen e ministrave që kishin lidhje me regjimin e vjetër.

Zoti Shafik u emërua në post pak pas protestave anti-qeveritare që filluan në fund të janarit. Zoti Mubarak dha dorëheqjen më 11 shkurt por disa nga ministrat e kabinetit të tij mbajtën postet.

XS
SM
MD
LG