Lidhje

Egjipt: Vëllazëria Myslimane propozon të krijojë një qeveri pajtimi


Egjipt: Vëllazëria Myslimane propozon të krijojë një qeveri pajtimi

Egjipt: Vëllazëria Myslimane propozon të krijojë një qeveri pajtimi

Organizata islamike egjiptiane Vëllazëria Myslimane thotë se do që të krijojë një qeveri pajtimi, ndërsa votuesit në zonat rurale u drejtohen kutive të votimit në fazën e tretë dhe të fundit të zgjedhjeve.

Votimi vazhdoi për të dytën ditë sot në nëntë provinca, përfshirë zonat e fundit që mbajnë votimet në zgjedhjet që filluan në fund të nëntorit. Mes këtyre zonave janë bazat që historikisht kanë mbështetur Vëllazërinë Myslimane, ku kanë hyrë në garë disa nga kandidatët më të njohur të organizatës.

Shanset janë që Vëllazëria të fitojë një shumicë absolute dhe jo të thjesht siç mendohej nga rezultatet e mëparshme. Zgjedhjet deri tani janë mbizotëruar nga partitë islamike.

Sundimtarët ushtarakë të Egjiptit thanë të dielën se procesi zgjedhor do të përshpejtohet pas përleshjeve në Kairo. Protestuesit kanë bërë thirrje për një tranzicion më të shpejtë në një qeverisje civile.

XS
SM
MD
LG