Lidhje

Amnisti dhe lehtësim për legalizimet


Parlamenti shqiptar amnistoi sot krimet penale, që lidhen me ndërtimet e paligjshme në Shqipëri si dhe lehtësoi më tej ligjin për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, për të shpejtuar sa më shumë këtë proces.

Amnistia dhe ndryshimet ligjore u bënë të domosdoshme, sepse ato po pengonin procesin e legalizimit të mijëra ndërtimeve pa laje, që ka në mbuluar pothuaj gjithë territoritn e vendit.

Ministrja e turizmit dhe administrimit të territorit Eglantina Gjermeni tha se aktualisht Shqipëria ka 200 zona informale me rreth 427 mijë ndërtime të paligjshme dhe se forcimi i kodit penal kundër tyre disa vite më parë nuk dha asnjë efekt për të frenuar sadopak abuzimet.

Madje sapo ndërtimi i paligjshëm u shpall faj penal, që dënohej me burg, brenda pak kohësh u shtuan edhe 50 mijë ndërtime pa leje.

Tashmë amnistia dhe legalizimet janë mëse të nevojshme, sepse pjesa dërrmuese e këtyre ndërtimeve janë kryesisht objekte banimi, të cilat janë jashtë tregut të banesave, sepse nuk kanë asnjë dokument të rregullt.

Trashëgimnia e qeverisë së demokratëve, sipas qeverisë së majtë janë legalizimet problematike , kryesisht restorante dhe lokale, si dhe proceset e shumta gjyqësore.

Mbi 75 për qind e gjyqeve për pronat lidhen me vendimet e gabuara që ka marrë Aluizni para 2013.

Në Tiranë, Berat, Shkodër dhe Lezhë, Fier, Durrës, Vlorë dhe Elbasan ALUIZNI ka nxituar të legalizojë objekte, që shkelin çdo ligj dhe plan urbanistik.

Një në dy legalizime në 2012-2013 përfundoi në gjyq, nga palët e dëmtuara.

Agjencia po punon për të dhjetëfishuar deri 25 mijë legalizimet në një vit, dhe të mbajë një ritëm prej 40 mijë legalizime vjetore, sidomos në zonat me ndërtime masive, ku familjet kanë aplikuar qysh prej 8 - 9 vjetësh.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG