Lidhje

10 të vrarë nga rrëzimi i një ndërtese në Kajro


Policia në Egjipt thotë se të paktën 10 persona u vranë sot, kur u rrëzua një ndërtesë 8-katëshe në një lagje veriore të Kairos. Pritet që numri i viktimave të rritet.

Policia tha se shumë të tjerë janë plagosur dhe se ekipet e shpëtimit i vazhduan kërkimet në rrënoja për të mbijtuar të mundshëm.

Po ashtu u evakuuan nga shtëpitë e tyre, edhe banorët e ndërtesave pranë. Qiraxhinjtë që banonin në ndërtesën e rrëzuar thonë se i kishin dërguar një ankesë autoritetve, pasi pronari i shtëpisë kishte ndërtuar tre kate shtesë.

Një zyrtar që foli për agjencinë e lajmeve Associated Press, me kushtin që të mbetej anonim, konfirmoi se rrëzimi i ndërtesës ishte shkaktuar nga ndërtimi pa leje.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se incidente të tilla nuk janë diçka e pazakontë në qytetet egjiptiane, ku ndërtohen shumë apartamente të reja, duke shkelur standartet e sigurisë dhe shumë ndërtesa të tjera të vjetra lihen vazhdimisht pa kujdes.

XS
SM
MD
LG