Lidhje

15 emigrantë të vrarë në kufirin Egjipt-Izrael


Policia egjiptiane tha se të dielën u gjetën trupat e 15 emigrantëve afrikanë, të cilët i ishin vrarë me armë zjarri në Gadishullin Sinai, në qytetin Rafah, pranë kufirit me Izraelin. Tetë emigrantë të tjerë u gjetën të plagosur në këtë sulm. Zyrtarët thanë se nuk ishte e qartë se kush i kishte sulmuar emigrantët, apo prej nga ata vinin.

Gadishulli Sinai është një rrugë e rëndësishme për emigrantët afrikanë që përpiqen të shkojnë në Izrael.

Në këtë vend-shkretëtirë janë zhvilluar më parë luftime intensive mes xhihadistëve dhe forcave të sigurisë, që nga largimi nga pushteti i presidentit islamik Mohamed Morsi në votin 2013.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG