Lidhje

Të paktën 14 të vrarë nga një shpërthim në Egjipt


Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një shtab të policisë në qytetin Monsour në Egjipt, duke vrarë të paktën 14 vetë dhe duke plagosur 100 të tjerë.

Zyrtarët thonë se ata dyshojnë se shpërthimi që ndodhi sot herët në Mansour u shkaktua nga një makinë bombë.

Qeveria e përkohshme fajësoi Vëllazërinë Myslimane për sulmin, duke e klasifikuar grupin e ish-presidentit Mohamed Morsi si një organizatë terroriste. Kryeministri Hazem el-Beblawi u zotua se përgjegjësit e këtij sulmi "nuk do t'i shpëtojnë drejtësisë."

Vëllazëria Myslimane nuk komentoi mbi pretendimet e qeverisë. Grupi ka qenë objekt i masave të ashpra shtypëse që kur ushtria e Egjiptit rrëzoi nga pushteti zotin Morsi në korrik të këtij viti.
XS
SM
MD
LG