Lidhje

Egjipt: Ministri i Brendshëm i shpëton atentatit


Ende nuk dihet cilët janë autorët e sulmit

Zyrtarët në Egjipt thonë se një bombë shpërtheu sot pranë autokolonës me të cilën po udhëtonte ministri i brendshëm, duke plagosur shtatë vetë. Ministri i Brendshëm Mohamed Ibrahim shpëtoi i padëmtuar. Shpërthimi ndodhi pranë shtëpisë së tij.

Media shtetërore e cilësoi sulmin si një përpjekje e dështuar për atentat. Njoftimet e para lenë të kuptohet se autorët përdorën një makinë bombë, por televizioni shtetëror më vonë njoftoi se një bombë ishte hedhur nga një ndërtesë aty pranë.

Shpërthimi në lagjen Nasr në verilindje të Kairos, ku forcat e sigurisë muajin e kaluar ndërhynë me forcë në një manifestim të islamikëve, duke vrarë qindra përkrahës të presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohamed Morsi.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe policia po vazhdon kërkimet. Koalicioni islamik i Egjiptit nën udhëheqjen e grupit Vëllazëria Myslimane të presidentit të larguar nga pushteti Muhamed Morsi, e dënoi me forcë sulmin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG