Lidhje

Marrëdhëniet Egjipt-Iran pas zgjedhjes së Morsit


Media shtetërore iraniane njofton se presidenti i porsazgjedhur i Egjiptit, Mohamed Morsi, dëshiron t’i forcojë marrëdhëniet me Iranin.

Media shtetërore iraniane njofton se presidenti i porsazgjedhur i Egjiptit, Mohamed Morsi, dëshiron t’i forcojë marrëdhëniet me Iranin. Agjencia egjiptiane gjysmështetërore e lajmeve Fars, sot citoi zotin Morsi, të ketë thënë se një lidhje më e afërt me Teheranin do të krijonte një ekuilibër strategjik në rajon.

Të dy vendet nuk kanë patur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980. Në raport thuhet se komentet e zotit Morsi u bënë të dielën, disa orë para se komisioni i zgjedhjeve të shpallte fitues zotit Morsi. Më pas ai mbajti një fjalim, në të cilin premtoi se do të punojë për unitetin kombëtar dhe për të ruajtur marrëveshjet ndërkombëtare, duke theksuar se “Egjipti dëshiron paqen.”

Egjipti nënshkroi një traktat paqeje me izraelin në vitin 1979, duke u bërë vendi i parë arab që e ndërmerrte një veprim të tillë. Grupimi Vëllazëria Mylsimane e Egjiptit ka qenë kritike e ashpër e Izraelit dhe ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e rishikimin e traktatit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG