Lidhje

Kriza në Libi


A tank is positioned next to home of Yemeni President Abdrabuh Mansur Hadi in the capital, Sana'a, as international concern grows over attacks by Shi'ite militia on the presidency, Jan. 21, 2015.
A tank is positioned next to home of Yemeni President Abdrabuh Mansur Hadi in the capital, Sana'a, as international concern grows over attacks by Shi'ite militia on the presidency, Jan. 21, 2015.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot një seancë urgjente për krizën në Libi, e cila ndeshet me probleme të stabilitetit politik. Grupet milicore dhe qeveria libiane, e cila ka mbështetje ndërkombëtare, janë përfshirë në një luftë për territore dhe pushtet.

Qeveria në Egjiptin fqinj e drejtoi këtë javë vëmendjen tek situata në Libi, pasi militantët e Shtetit Islamik ekzekutuan atje 21 të krishterë egjiptianë.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit Sameh Selim u tha gazetarëve në Nju Jork se diplomatët arabë po përpiqen për një rezolutë, e cila të ndalonte furnizimin me armë të milicive libiane që vazhdojnë të veprojnë që nga rrëzimi i ish-udhëheqësit Moammar Gadhafi më 2011.

Ai tha gjithashtu se një zgjidhje politike në Libi, ku veprojnë qeveri paralele në Tripoli dhe në Tobruk, nuk do ta çrrënjoste ideologjinë militante. Projektrezoluta për Libinë nuk pritet të paraqitet në seancën e sotme.

XS
SM
MD
LG