Lidhje

Egjipt, thirrje për marshime të reja proteste


Përkrahësit e presidentit të dëbuar egjiptian Mohamed Morsi bënë përsëri thirrje për marshime proteste sonte para ndërtesave qeveritare, ndërsa vazhdojnë ta kundërshtojnë vendimin e ushtrisë për vendosjen e një qeverie të përkohëshme.

Përmes një deklarate sot, grupet pro Morsit i bënë sot thirrje për një marshim 1 milionësh personave që janë kundër largimit me forcë nga pushteti të ish-presidentit dhe “që duan kthimin e dinjitetit dhe lirisë së tyre”, thuhet në deklaratë.

Ushtria egjiptiane i paralajmëroi përkrahësit e ish-presidentit Mohamed Morsi të qëndrojnë larg objekteve ushtarake, veçanërisht selisë së shërbimeve të zbulimit ushtarak.

Një deklaratë e ushtrisë i cilëson këto si objekte me rëndësi jetike. Kushdo që u afrohet këtyre objekteve, thuhet në deklaratë, do të jetë në rrezik.

Ndërkohë, në Egjipt ka shkuar për vizitë shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton, për bisedime me udhëheqësit e qeverisë së përkohëshme, vizita e saj e dytë këtë muaj.
XS
SM
MD
LG