Lidhje

Egjipt: Gjykata mban në fuqi vendimin për Vëllazërinë Myslimane


Një gjykatë egjiptiane mbajti në fuqi vendimin për ndalimin e aktivitetit të Vëllazërisë Myslimane dhe bllokimin e aseteve të saj.

Vendimi fillestar erdhi muajin e kaluar pas një goditje të grupit që çoi shumicën e drejtuesve kryesor të tij në paraburgim, përfshi presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi.

Vëllazëria e apeloi vendimin, por Gjykata e Kajros për Rastet Urgjente vendosi sot se ndalimi dhe bllokimi i aseteve do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Grupi ka qënë i paligjshëm për shumicën e kohës së ekzistencës së tij, që daton në vitet 1920. Por ai formoi një parti politike pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011.

Ai ishte një forcë me ndikim në revoltë, duke fituar zgjedhjet parlamentare dhe presidencën, por ka hasur reagime të ashpra që kur ushtria rrëzoi zotin Morsi nga pushteti në korrik.
XS
SM
MD
LG