Lidhje

Egjipt, mblidhet përsëri parlamenti në kundërshtim me urdhrat e ushtrisë dhe të Gjykatës së Lartë


Këshilli i Lartë Ushtarak e shpërndau parlamentin muajin e kaluar, pasi Gjykata e Lartë gjeti parregullsi në procesin e zgjedhjes së deputetëve

Në Egjipt, Parlamenti ku islamistët kanë shumicën, u mblodh përsëri, në kundërshtim me urdhrat e ushtrisë dhe të Gjykatës së Lartë të vendit.

Dhoma e ulët e parlamentit u mblodh sot, vetëm pak ditë pasi presidenti Mohamed Morsi nxori një dekret me të cilin lejon këtë institucion të rifillojë seancat.

Këshilli i Lartë Ushtarak i Egjiptit e shpërndau parlamentin muajin e kaluar, pasi Gjykata e Lartë gjeti parregullsi në procesin e zgjedhjes së deputetëve. Gjykata deklaroi dje se vendimi i saj ishte përfundimtar dhe detyrues.

Kryetari i Dhomës së Ulët, tha se deputetët u mblodhën për të gjetur një mënyrë për të zbatuar urdhrin.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u kërkoi zyrtarëve egjiptianë të punojnë së bashku në mënyrë që tranzicioni i vendit të mos pengohet.
XS
SM
MD
LG