Lidhje

Vazhdojnë përleshjet në Egjipt


Egypt map, with regions Ismailiya, Port Said and Suez
Egypt map, with regions Ismailiya, Port Said and Suez
Policia dhe protestuesit u përleshën sot në Kajro pasi presidenti egjiptian Mohamed Morsi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë në tre provinca në qendër të përleshjeve vdekjeprurëse anti-qeveritare.

Në një fjalim në televizionin shtetëror dje në mbrëmje, zoti Morsi tha se autoritetet do të zbatojnë masat e gjendjes së jashtëzakonshme në Port Said, Ismaili dhe Suez duke filluar të hënën.

Presidenti egjiptian bëri thirrje për dialog kombëtar dhe ftoi grupet e opozitës dhe politikanët të bashkohen me të sot për bisedime. Forca kryesore e opozitës, Fronti për Shpëtimin Kombëtar tha se nuk do të marrë pjesë pasi thirrja nuk ishte e sinqertë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kajro, Elizabeth Arrott, tha se grupe të tjera të opozitës po refuzojnë gjithashtu të marrin pjesë në bisedime ndërsa gjakderdhja vazhdon.

Kabineti egjiptian miratoi gjithashtu sot një projekt-ligj që e lejon presidentin Morsi të dislokojë ushtrinë për të ndihmuar policinë për sigurimin, përfshi edhe arrestimin e civilëve.
XS
SM
MD
LG