Lidhje

Morsi: Assad të mësojë nga historia


Presidenti egjiptian përsëriti thirrjen për dorëheqjen e qeverisë siriane

Presidenti i Egjiptit tha se udhëheqësi sirian Bashar al-Assad duhet të mësojë nga historia dhe të largohet nga pushteti para se të jetë shumë vonë. Kryeministri turk tha se Siria është bërë “një shtet terrorist” duke ndërmarrë masakra kundër njerëzve të vet.

Presidenti egjiptian Mohamed Morsi tha gjatë takimit të Ligës Arabe sot në Kajro se zgjidhja e krizës është një përgjegjësi arabe, duke përsëritur thirrjen për dorëheqjen e qeverisë siriane. Ai tha se ka ardhur koha për ndryshim në Siri dhe është humbje kohe të flasësh për reforma.

Zoti Morsi tha gjithashtu se një kuartet i propozuar nga Kajrua për të diskutuar krizën në Siri do të takohet së shpejti. Grupi përfshin Turqinë, Arabinë Saudite, Iranin dhe Egjiptin.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan shprehu zhgënjim të mëtejshëm për mungesën e një konsensusi mbi kaosin në Siri. Ai tha gjatë një takimi të partisë në pushtet AK në Ankara se Turqia nuk ka luksin të qëndrojë indiferente për atë që po ndodh në Siri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG