Lidhje

Përvjetori i dytë i protestave në Kairo


Protestuesit egjiptianë u përleshën me policinë në shesh si dhe në qytetet Aleksandria, Suez dhe Ismailia

Protestuesit egjiptianë u përleshën me policinë në Sheshin Tahrir të Kairos, ku mijëra demonstrues u mblodhën për të shënuar përvjetorin e dytë të kryengritjes që pasoi largimin nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak.

Përleshjet filluan sot në mëngjes pasi të rinj protestues u përpoqën t’i afroheshin një muri betoni, që forcat e sigurisë kishin ngritur për të mbrojtur ndërtesat qeveritare në zonë.

Përleshje të ngjashme u njoftuan në qytetet Aleksandria, Suez dhe Ismailia.

Shërbimet e Emergjencës së Egjiptit thanë se më shumë se 100 njerëz u plagosën në protestat e sotme massive.

Opozita bëri thirrje për protesta sot kundër presidentit Mohamed Morsi dhe partisë islamiste Vëllazëria Muslimane. Udhëheqësi i opozitës, Mohamed ElBaradei përdori faqen e tij në Twitter për t’u bërë thirrje protestuesve që "më në fund të arrijnë objektivat e revolucionit".
XS
SM
MD
LG