Lidhje

5 të vrarë gjatë protestave në Egjipt


Forcat egjiptiane të sigurisë janë përleshur me mbështetësit e partisë së jashtëligjshme të Vëllazërisë Myslimane në shumë qytete të vendit. Autoritetet thonë se të paktën pesë vetë u vranë.

Policia në Kairo dje përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë studentët që filluan protestat pas lutjeve të së premtes.

Studentët në Universitetin al-Azhar të Kairos u mblodhën në portat konviktit dhe mbi kulmet e ndërtesave, duke brohoritur dhe duke hedhur gurë drejt policisë.
Studentët iu përgjigjen thirrjeve të Vëllazërisë Myslimane për të protestuar ndaj një vendimi të qeverisë për ta shpallur atë një organizatë terroriste.

Të enjten, Ministria e Brendshme egjiptiane tha se një dënim me pesë vjet burg do t’u jepet atyre që marrin pjesë në marshimet e Vëllazërisë Myslimane, promovojnë grupin me shkrim apo me gojë, ose kapen me botimet apo incizime e saj.

Autoritetet egjiptiane thonë se kanë arrestuar më shumë se 200 njerëz të premten në protestat që u zhvilluan në mbarë vendin.
XS
SM
MD
LG