Lidhje

Gjyqi i Morsit dhe protestat në Egjipt

  • Henry Ridgewell

Gjyqi i ish presidentit të Egjiptit, Mohammed Morsi u shty përsëri pasi zyrtarë thanë se moti i keq pengoi ngritjen e helikopterit, që transporton zotin Morsi, i cili bashkë me 14 figura të tjera të organizatës Vëllazëria Myslimane janë akuzuar për nxitjen e vrasjeve të protestuesve para një pallati presidencial në vitin 2012. Përkrahësit e tij vazhdojnë të zhvillojnë regullisht protesta, duke bërë thirrje për kthimin e tij në pushtet.

Protestat e përkrahësve të ish presidentit, Mohamed Morsi janë intensifikuar para rifillimit të gjyqit të tij.

Demonstratat u shoqëruan me dhunë pas lutjeve të së premtes javën e kaluar dhe të paktën 2 protestues u vranë. Në një moment, përkrahësit e zotit Morsi përdorën një autobuz të rrëmbyer në përpjekje për të kaluar nëpër rreshtat e forcave policore.
Kjo është një manovër e qëllimshme nga ana e Vëllazërisë Myslimane, thotë profesor Fawaz Gerges në Shkollën e Ekonomisë së Londrës.

“Strategjia e Vëllazërisë Myslimane është që ta bëjë situatën sa më të paqëndrueshme në mënyrë që të acarojë përpjekjet e qeverisë së udhëhequr nga ushtria kur ajo vë në dukje stabilitetin dhe sigurinë që ekziston në vend dhe këto protesta do të rezultojnë në më shumë paqëndrueshmëri, pasiguri dhe kryengritje të nivelit të ulët”.

Gjatë javëve të fundit, një seri sulmesh me bombë kundër objekteve qeveritare dhe ushtarake kanë gjallur shqetësimet rreth rrutjes së paqëndrueshmërisë. Qeveria fajëson Vëllazërinë Myslimane dhe muajin e kaluar e nxorri jashtë ligjit këtë organizatë si një grup terrorist.

“Shteti dhe populli egjiptian nuk do të përulen kurrë para terrorizmit të Vëllazërisë Myslimane, krimet e së cilës i kanë kaluar të gjithë kufijtë moralë, fetarë dhe humanë”, thotë Hossam Eissa, zëvendës kryeministri i Egjiptit.

Mohamed Morsi po gjykohet bashkë me 14 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane, të akuzuar për vrasjen e protestuesve parjashta pallatit të tij presidencial në dhjetor të vitit 2012.

Në seancën e parë gjyqësore nëntorin e kaluar, zoti Morsi tha se nuk e njihte autoritetin e gjykatës dhe se ai ishte presidenti legjitim i Egjiptit.
Fawaz Gerges thotë se është e pamundur që gjyqi i zotit Morsi të jetë i drejtë.

“Egjipti ka arritur në një pikë ku nuk ka kthim pas. Ekziston një rrezik real që kalimi nga sistemi autoritar në pluralizëm të përballet me disa sfida të mëdha, duke pasur parasysh procesin politik që po evolon në Egjipt pas arrestimit dhe përmbysjes nga pushteti të Presidentit, Mohamed Morsi”.

Gjatë muajve që prej grushtit ushtarak të shtetit, grupe të të drejtacve të njeriut thonë se qeveria ka shkelur këto të drejta të përkrahësve të zotit Morsi.
Një ekip avokarësh ndërkombëtarë paraqitën një ankesë zyrtare në Gjykatën Kriminale Ndërkombërtare. Mes tyre është edhe Maha Azzam, kryetare e grupit Egjiptianët për Demokraci në Britani.

“Çdo ditë kryhen shkelje të rënda të të drejtave të njeriut kundër burrave, grave dhe fëmijëve dhe dua të përsëris, kundër fëmijëve. Qeveria e Egjiptit duhet të mbajë përgjegjësi për këto shkelje”.

Mohamed Morsi përballet edhe me akuza të tjera, mes tyre mashtrim, konspiracion me grupin palestinez Hamas dhe Hezbollahun e Libanit për të kryer akte terroriste. Ai i mohon kto akuza.

Zoti Morsi akuzohet gjithashtu për konspiracion me militantë të huaj, gjatë kryengritjes së vitit 2011 kundër Hosni Mubarakut, në përpjekje për të liruar të burgosur dhe për të përhapur kaos. Gjyqi është në plan të rifillojë këtë muaj.

XS
SM
MD
LG