Lidhje

Ushtria egjiptiane ultimatum palëve në konflikt


Ushtria e Egjiptit i ka dhënë presidentit Mohamed Morsi dhe udhëheqësve të opozitës 48 orë afat për të zgjidhur problemet mes qëndrimeve të tyre dhe për të rënë dakord mbi një rrugë veprimi.

Ministri i Mbrojtjes, Gjenerali Abdel Fatah al-Sisi, e lëshoi ultimatumin sot, pas disa ditësh protestash në gjithë vendin dhe dhunës që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave.

El-Sissi tha se nëse politikanët nuk arrijnë një marrëveshje, ushtria do të paraqesë planin e vet për të ardhmen e Egjiptit.

Udhëheqësit e opozitës i kanë dhënë afat Presidentit Morsi deri nesër në orën 5 pasdite, për të dhënë dorëheqjen. Protestat në Kairo morën një kthesë tjetër të dhunshme sot kur demonstruesit e opozitës plaçkitën dhe vandalizuan selinë e Vëllazërisë Myslimane të zotit Morsi.

Gjatë një vizite në Tanzani, Presidenti amerikan Barack Obama tha se bota po ndjek me shqetësim zhvillimin e ngjarjeve.
XS
SM
MD
LG