Lidhje

Tensione të larta në Kajro


Protestuesit vazhdojnë të grumbullohen nëpër rrugë

Tensionet janë të larta në Kajro, ku protestuesit vazhdojnë të grumbullohen nëpër rrugë, një ditë pas vendimit të gjykatës, i cili hedh dyshime mbi të ardhmen e revoltës popullore të Egjiptit.

Demonstruesit dolën në Sheshin Tahrir të kryeqytetit, duke shprehur zemërim mbi vendimin e Gjykatës së Lartë Kushtetuese për të shpërndarë parlamentin me shumicë islamiste dhe për të lejuar ish kryeministrin e regjimit të Hosni Mubarakut të kandidojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Shumë protestues po e drejtojnë zemërimin e tyre ndaj Ahmed Shafik, i cili ka shërbyer si kryeministër gjatë regjimit të presidentit Hosni Mubarak. Në rrugët e Aleksandrisë, ata thërrisnin “njerëzit kërkojnë rënien e Shafikut dhe të regjimit ushtarak”

Disa nga islamistët kryesorë akuzojnë këshillin ushtarak në fuqi se po përdor gjykatën për të organizuar një grusht shteti de facto. Këshilli ushtarak ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale mes zotit Ahmed Shafik dhe kandidatit të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Morsi do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën sipas planifikimit.
XS
SM
MD
LG