Lidhje

Protesta të reja në Egjipt


Protestuesit antiqeveritarë u përleshën me forcat e sigurisë pranë pallatit presidencial

Protestuesit antiqeveritarë u përleshën me forcat e sigurisë pranë pallatit presidencial në Egjipt mbrëmjen e sotme, duke hedhur bomba me lëndë plasëse, ndrësa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Vatra të mëdha zjarri u vunë re pranë pallatit presidencial ndërsa shtëllungat e tymit mbuluan rrugët.

Protestat e opozitës u shtuan mbrëmjen e sotme në Kajro ndërsa grupe demonstruesish u mblodhën në sheshin Tahrir të Kajros dhe pranë pallait presidencial.

Moti i ftohtë dhe shiu i vazhdueshëm mund të kishte dekurajuar shumë njerëz që të ktheheshin më herët por turma e njerëzve u shtua gjatë mbrëmjes.

Shtypi arab njoftoi se trupat e ushtrisë egjiptiane u vendosën në hyrje të Kajros për të mbajtur sigurinë. Masa të ashpra sigurie u vunë re edhe pranë pallatit presidencial.

Figura opozitare i kanë bërë thirrje presidentit egjiptian Morsi që të krijojë një qeveri të bashkimit kombëtar e cila t’u garantojë atyre vende në kabinetin qeverisës.

Aleatët e zotit Morsi i kanë rezistuar kësaj kërkese, duke thënë se opozita po përpiqet që të marrë pushtetin, që nuk e merr dot përmes zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG