Lidhje

Kajro: Protesta të Përkrahësve të Vëllazërisë Myslimane


Mijëra egjiptianë po i përgjigjen thirrjes së Vëllazërisë Muslimane dhe po vërshojnë në rrugët e Kajros për të kërkuar rivendosjen e presidentit Mohamed Morsi.

Përkrahësit e zotit Morsi u bashkuan përsëri sot para xhamisë Rabia el-Adawiya në Nasr të Kajros, një bastion i fuqishëm i partisë, ndërsa të tjerë marshuan pranë Universitetit të Kajros.

Aktivistët kundër zotit Morsi kanë planifikuar gjithashtu një miting në Sheshin Tahrir, duke ngritur shqetësime për përplasje të mundshme mes dy grupeve.

Ushtria e Egjiptit ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunë, duke dërguar tanked he trupa në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Në disa zona, ushtarët vendosën barriera me tela me gjemba.

Mbrëmë, presidenti i përkohshëm Adly Mansour premtoi “një betejë deri në fund për sigurinë” kundër atyre që ai tha se duan ta çojnë vendin në kaos.
XS
SM
MD
LG