Lidhje

Egjipt, dhjetëra të vrarë në përleshjet me dhunë


Trazirat ndodhën sot në disa pika të Egjiptit, duke përfshirë edhe xhaminë el-Adevije Rabia pranë Kajros

Në Egjipt, zyrtarët dhe autoritetet spitalore thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi, por përkrahësit e Morsit thonë se numri i të vdekurve është shumë më i lartë se ai që deklarohet.

Trazirat ndodhën sot në disa pika të Egjiptit, duke përfshirë edhe xhaminë el-Adevije Rabia pranë Kajros, ku mbështetësit e zotit Morsi ishin grumbulluar të premten. Autoritetet thonë se njerëzit brenda xhamisë qëllonin në drejtim të lagjeve përreth, ndërsa sipas kanalit televiziv al-Jazeera, persona të armatosur kishin shtënë drejt xhamisë.

Mjekët e një spitali në qytetin Naser pranë Kairos, thanë sot se të paktën 38 veta kanë humbur jetën në këto përleshje.

Ata thanë se spitali është përmbytur nga njerëzit që kërkojnë të mjekohen. Ky spital është një bazë e Vëllazërisë myslimane, ku protestuesit kanë ngritur kampin prej më shumë se tre javësh.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, në rrugën Naser të këtij qyteti janë ngritur disa mure prej tulle mes vendit ku ndodhen forcat e sigurisë dhe kampit të protestuesve, por nuk është e qartë se kush i ka ngritur ato. Nëpër rrugë duken qartë shenjat e përleshjeve të dhunshme.
XS
SM
MD
LG