Lidhje

Dita e dytë e referendumit në Egjipt


Egjiptianët po votojnë sot në ditën e dytë dhe të fundit të referendumit që do të përcaktojë nëse do të miratohet një kushtetutë e re që mbështetet nga qeveria e përkohshme.

Votimi është pjesë e një plani tranzicioni politik të njoftuar pasi ushtria rrëzoi nga pushteti ish presidentin Mohamed Morsi në korrik. Në se miratohet, referendumi për kushtetutën do të pasohet nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Qindra mijëra policë dhe ushtarë janë dislokuar në mbarë vendin për të shtuar sigurinë, por përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të zotit Morsi kanë lënë të paktën tetë të vdekur.

Lëvizja Vëllazëria Myslimane pro-Morsit u bëri thirrje egjiptianëve të bojkotojnë referendumin duke e quajtur atë të jashtëligjshëm.

Kushtetuta e re do të zëvendësojë dokumentin pro-islamik të miratuar në vitin 2012 nën pushtetin e zotit Morsi, duke hequr gjuhën islamike, duke u dhënë grave më shumë të drejta dhe duke forcuar pushtetin e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG