Lidhje

Trazirat në Egjipt ndikojnë tek ndihma amerikane


.

.

Trazirat politike që kanë mbërthyer Egjiptin më në fund kanë filluar të ndikojnë në ndihmën që u shkon nga Shtetet e Bashkuara.
Ushtria amerikane thotë se ka vonuar dërgimin e avionëve luftarakë në Egjipt. Z

Zëdhënësi i Pentagonit, George Little tha se vendimi është marrë për shkak të "situatës së tanishme."

Disa ligjvënës amerikanë i kanë bërë thirrje Uashingtoit të pezullojë ndihmën në Egjipt meqë ushtria egjiptiane rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohamed Morsi, më 3 korrik.

Përkrahësit e zotit Morsi e quajnë rrëzimin një grusht shteti, por Uashingtoni ka qenë në mëdyshje për ta kategorizuar largimin e zotit Morsi nga pushteti. Një ligj i SHBA përcakton se ndihma duhet ndërprerë "për çdo vend në të cilin kreu i qeverisë i zgjedhur në mënyrë të rregullt është rrëzuar nga një grusht shteti ushtarak."

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë përsëritur se nuk është në interesin më të mirë të Uashingtonit për të ndaluar ndihmën në Egjipt. Çdo vit, Shtetet e Bashkuara i japin Egjiptit 1,3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG