Lidhje

SHBA do t'i japin Egjiptit helikopterë Apaçi


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel konfirmoi të shtunën në një bisedë telefonike me homologun e tij egjiptian, se SHBA do t’i çojnë Egjiptit 10 helikopterë Apache, për të mbështetur përpjekjet anti-terrorizmit të vendit.

Helikopterët luftarakë ishin në plan t’i dërgoheshin më herët Kairos, por Uashingtoni i pezulloi ato vitin e kaluar, pasi qeveria e re egjiptiane shtypi përkrahësit e presidentit të larguar nga posti Mohammed Morsi. Në prill të këtij viti, SHBA njoftuan se do t’i dërgonin helikopterët.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se zoti Hagel dhe Ministri i Mbrojtjes i Egjiptit Sedki Sobhy, po ashtu diskutuan për sigurinë rajonale në Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore dhe koalicionin e udhëhequr nga SHBA për të luftuar militantët e ISIL-it.

XS
SM
MD
LG