Lidhje

Vazhdon dhuna në Egjipt


Në Egjipt, zyrtarët thonë se një shpërthim sot herët në mëngjes në një stacion policie tek Delta e Nilit shkaktoi një të vrarë dhe të paktën 18 të plagosur.

Zyrtarët e sigurisë thonë se shpërthimi në Mansoura ndodhi kur persona të panjohur hodhën një bombë nga një makinë. Sulmi ndodh ndërsa në Egjipt ka patur trazira për disa javë, që pas largimit nga pushteti të presidentit Mohamed Morsi.

Një zëdhënës i presidentit të përkohshëm Adly Mansour tha se bombardimi ishte akt terrorist, por se “nuk do ta lëkundë vendosmërinë e Egjiptit”. Vëllazëria Myslimane pro Mohamed Morsit tha se në protestat e sotme u vranë dy nga protestuesit, gjatë një marshimi në Kairo, në mbështetje të udhëheqëti të rrëzuar nga pushteti.
XS
SM
MD
LG